Çfarë është gripi?
Gripi (influenca) është një infeksion viral ngjitës i rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes. Vlerësohet që 5-20% e popullsisë vuan nga gripi çdo vit.
Simptomat kryesore të gripit janë:
Temperature e lartë
Dhimbje muskujsh
Dhimbje fyti dhe kollitje e thatë në fillim (pa ekspektorim).
Gjithashtu gripi mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si;
lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje
barku, rrjedhje të hundëve.
Sëmundja prek të gjitha grup moshat.
Edhe pse te shumica e njerëzve, sëmundja zgjat vetëm disa ditë, tek disa të tjerë sëmundja mund të marrë nje rrjedhë më të rëndë dhe serioze që shpesh kërkon dhe hospitalizim.
Gripi mund të shkakton pneumoni dhe ka raste kur shkakton edhe vdekje.
Aktualisht, viruset kryesore që qarkullojne nëpër botë janë janë të tipit A dhe B.
Tipi A dhe B ose të njohura ndryshe edhe si infulencat A dhe B janë përgjegjëse për epideminë e gripit që shfaqet pothuajse çdo dimër.
Virusi i tipit A paraqet patogjenin më virulent human dhe shkakton sëmundjet më të shpeshta dhe më të rënda tek njerëzit.
Mutacioni i ngadaltë i virusit të tipit B dhe numri i vogël i të infektuarve bënë që të parandalohet pandemia e gripit të tipit B.
Viruset e gripit vazhdimisht pësojnë mutacione dhe ndryshime, gjë që pamundëson që antitrupat e fituar nga infeksionet e mëparshme si rezultat i përgjigjes së sistemit imunitar të organizmit, plotësisht të njohin këto viruse që kanë pësuar mutacion dhe të veprojnë kundër tyre.
Me qëllim parandalimin e sëmundjes, çdo vit përgatitet lloj i ri i vaksinës e cila përmban lloje të tipeve të virusit që priten të shkaktojnë epidemi gjatë atij viti.
Si diagnostifikohet gripi ?
Gripi diagnostifikohet në bazë të simptomave kryesore gjatë epidemisë se gripit.
Meqenëse simptomat e gripit mund të imitojnë simptomat e sëmundjeve të tjera, gjithmonë është mirë që të vizitoheni te mjeku.
Infeksioni viral mund të konfirmohet nga analiza e materialit të marrë nga fyti ose nga hunda.
Ekzistojnë disa lloje analizash, në bazë të të cilave mund të konfirmohet shpejt prania e virusit.
Metoda RT-PCR që detekton acidin ribonukleinik të virusit ofron një metodë më të saktë.
Si testohemi ?
Laboratori vitalab tani ofron mundësin që të testoheni për gripin sezonal ( influencat A/B) dhe SARS-Cov-2 prej të njëjtës mostër (strisho).
Në fund ju do të keni një raport testimi i cili përmban rezultatin për SARS-Cov-2, rezultatin për influencën A dhe rezultatin për influencën B.
Pra në të njëjtën kohë dhe me të njejtën mostër ju mund të testoheni për Covid-19 dhe për gripin sezonal (influencat A dhe 😎 përmes metodës RT-PCR.
Të gjitha këto testime kryhen nën përkujdesjen e mikrobiologes Ass.dr.Greta Lila dr.sci.
Vitalab është laboratori i pari dhe i vetmi në Kosovë i cili njëkohësisht bënë testimin e Covid 19 dhe gripit sezonal përmes një testi të vetëm.
Për më shumë informata në lidhje me këto analiza apo edhe analizat tjera, na shkruani në Facebook apo na vizitoni direkt në dy laboratorët tanë:
Prishtinë: rr. Muslim Mulliqi, Ulpiana D-2 Hyrja VI nr. 1, përballë QKUK-së – 044 222 842
Podujevë: rr. 20 Qershori, përballë Spitalit – 044 597 035